Njëmbëdhjetë njerëz, përfshirë 10 fëmijë, janë goditur nga rrufeja në një park në Paris, ndërsa gjashtë nga fëmijët besohet se janë lënduar seriozisht.
DailyMail shkruan citon Vincent Baladi nga autoritetet lokale të këtë thënë për televizionin TELE se “fatkeqësisht, 11 njerëz janë lënduar, 10 fëmijë dhe një i rritur i cili ishte duke i shoqëruara ata”
Ndërkohë, shefi i zjarrfikëseve, Eric Moulin ka thënë: “Tre fëmijë dhe një i rritur janë në rrezik për jetë”.
Ai tha se incidenti ndodhi në Parc Monceau, në veri të qendrës së qytetit.
Rrufeja e goditi grupin e të rinjve përderisa ata ishin duke marrë pjesë në një festë ditëlindje në park rreth orës 3 pasdite.
Fëmijët, të cilët janë të moshës në mes të shtatë dhe 14 vjet, janë dërguar në spital të qytetit.
Dallaveret me vota, Kryeprokurori i Gjakovës del në konferen...
I shpëtohet jeta një 37-vjeçareje në Mitrovicë, pati gjakder...
Dy tifozë të Chelseat përfundojnë në spital në Napoli, klubi...
Nesër varroset fëmija që vdiq tragjikisht në lumin e Gadimes
Mbyllet për publikun seanca për spiunazh ndaj Bedri Shabanit...
“E çojke vala djalin, ma dha Zoti fuqinë”, flet personi që e...