Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze tha të dielën se forcat izraelite po rrethojnë dy spitale në Gazën jugore, disa ditë pasi ushtria e Izraelit filloi të vinte në shënjestër militantët e Hamasit brenda dhe përreth spitalit kryesor të Gazës, al-Shifa.
Izraeli ka kryer disa bastisje në spitalet e Gazës dhe përreth tyre që nga fillimi i luftës në tetor, duke thënë se militantët e Hamasit veprojnë në komplekset mjekësore, një akuzë që grupi militant palestinez e mohon.
Automjete ushtarake iu afruan spitaleve Nasser dhe Al-Amal në Khan Yunis të Gazës jugore ndërsa bombardimet e forta dhe të shtënat me armë u dëgjuan rreth zonës, tha Gjysmëhëna e Kuqe.
Organizata bamirëse e shëndetësisë tha se një punonjës vullnetar i saj në spital u vra nga të goditjet izraelite herët të dielën.
Ushtria izraelite tha se filloi një operacion në lagjen Al-Amal “për të vazhduar shpërbërjen e infrastrukturës terroriste dhe eliminimin e operativëve terroristë në zonë”.
Ushtria tha se operacioni filloi me sulme të forcave ajrore ndaj rreth 40 objektivave, përfshirë komplekse ushtarake, tunele dhe “infrastruktura të tjera terroriste”./voa
Flick: Është e qartë se duhet të përmirësohemi, pjesa e dytë...
Avokati i familjes Ademaj: Ka prova se Naim Murseli e ka tra...
Transportuesit në Mal të Zi i japin fund bllokadës së trafik...
Mbappe theu rekordin e madh të Ronaldos në Ligën e Kampionëv...
Nesër përfundon rinumërimi i votave
Specialja shtyn për 27 shkurt fillimin e gjykimit ndaj Thaçi...