Gati gjysma e atyre që do të votojnë për herë të parë mbështesin Angela Merkelin, tregon sondazhi më i i ri i Institutit Forsa, duke ia siguruar një shtyllë të fortë të mbështetjes kancelares që është duke u përgatitur për të marrë mandatin e katërt.
Në mesin e të gjithë votuesve potencialë, Merkel kishte 43 për qind të mbështetjes, krahasuar me 32 për qind të Martin Schulz, kandidati për kancelar nga Social-Demokratët të qendrës së djathtë (SPD), transmeton portali arbresh.info.
Ky numër rritej në 47 % kundrejt 29 për qind në mesin e votuesve të rinj të moshës 148 dhe 21, tregon sondazhi.
“Të rinjtë e njohin kancelaren Angela Merkel, me të cilën janë rritur, por jo edhe kandidatin Schulz”, ka thënë Manfred Guellner i cili udhëheq institutin Forsa. Ai ka thënë se të dhënat tregojnë që “posaçërisht të rinjtë janë duke kërkuar stabilitet dhe vazhdimësi në këto kohëra të pasigurta”./Arbresh.info
Dita e Kushtetutës, Haxhiu: 9 prilli shënon ditën kur shteti...
Barça merr një lajm të mirë nga De Jongu
Qendra serbo-ruse merr mbi dy milionë euro nga buxheti i Ser...
Osmani: Beteja e Koshares – flakadani që nuk shuhet kurrë!
Kurti: 27 vite më parë, filloi shembja e kufirit mes Kosovës...
“Mendoj se duhet të jemi me fat që humbëm vetëm 2-0″ &...