Gjysma e fëmijëve në botë “akoma përjetojnë ndonjë formë të dhunës çdo vit”, thuhet në një njoftim të organizatës joqeveritare me seli në SHBA, World Vision, transmeton Anadolu Agency (AA).
Nga kjo organizatë thonë se kjo vlen për 1.7 miliardë fëmijë.
“Edhe pse ka pasur përmirësime të mëdha në shumë sfera si arsimi, qasja në përkujdesin shëndetësor dhe ujë të pastër, fëmijët ende vuajnë në bazë ditore”, thuhet në njoftim.

“Fëmijët po detyrohen të bëhen ushtarë-fëmijë, të martohen në vend që të edukohen, po abuzohen seksualisht dhe fizikisht. 650 milionë vajza dhe gra që janë sot gjallë, u martuan para se të mbushin 18 vjet dhe mbi 120 milionë vajza, që është më shumë se 10 për qind në botë, do të përjetojnë përdhunim ose abuzim seksual para moshës 20 vjeçare”, thuhet gjithashtu në njoftim.
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...
Kurti përkujton Luan Haradinajn: Ra dëshmor në luftën e paep...