Një gazetare gjermane që paraqitur para Gjykatës në Turqi me akuzat për terrorizëm, ka theksuar se është e pafajshme dhe ka kërkuar lirimin e menjëhershëm.
Mesale Tolu është arrestuar në muajin Prill, me akuzat se është anëtare e një organizate terroriste. Bashkë me të është arrestuar edhe burri i saj dhe djali i tyre tre vjeçar i cili ka jetuar në burg bashkë me nënën e tij, transmeton portali arbresh.info
Tolu është një nga 18 personat që janë paraqitur në gjyq me akuzat se ishin pjesë e grupit terrorist MPKP, parti komuniste që ka lidhje me grupet kurde të armatosura.
Ata përballem me 20 vite burg.
“Unë nuk kam kryer asnjë nga krimet e lartëpërmendura dhe nuk kam lidhje me organizatat ilegale. Kërkoj lirimin tim”, tha Tolu në Gjykatën në Silivri, në Stamboll.
Gjykata urdhëroi që Tolu dhe pesë të pandehur të tjerë të mbeten në burg në pritje të gjykimit. Seanca tjetër pritet të mbahet me 18 dhjetor. Lirimin e gazetarës e ka kërkuar edhe Ministri i Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel, i cili gjithashtu ka kërkuar një gjykim të drejtë dhe lirim të shpejtë të gazetares./arbresh.info/
Ismajli dhe Mehmeti: Keqardhje për humbjen në Poloni, synojm...
PDK mbështet protestën e organizatave të dala nga lufta e UÇ...
Mbi 1400 zyrtarë ende nuk e kanë deklaruar pasurinë
Aro Muric: Jemi gati, e kemi merituar dhe do të japim maksim...
Pamje si nëpër filma: Shembet rruga Malush Kosova në Prishti...
Vazhdon stërvitjet intensive para përballjes me Turqinë