Një gjykatë në Spanjë ka marrë vendim shembullor në lidhje me lirinë e punës me mbulesë, temë mbi të cilën ka shumë diskutime në Evropë, raporton Anadolu Agency (AA).
Gjykata e krahinës në qytetin Palma të ishullit të Mayorkas, në pjesën lindore të Spanjës, ka vendosur në favor të gruas e cila, për shkak të mos heqjes së mbulesës ishte dëbuar nga puna në aeroportin ku punonte. Gjykata vendosi ndëshkim në të holla për kompaninë dhe kthimin e menjëhershëm të saj në punë.
Shtetasja e Spanjës, 40-vjeçarja Ana Saidi Rodriguez, fitoi rastin për të cilën hapi padi ndaj kompanisë Acciona për shkak të detyrimit të kompanisë ndaj saj që të heq mbulesën në orarin e punës. Gjykata e krahinës ka shprehur bindje se dënimi i kompanisë është në kundërshtim me parimet e sekularizmit dhe të paanshmërisë, dhe se kjo është shkelje e së drejtës së “lirisë fetare të qytetarëve, të garantuar në kushtetutën e Spanjës.
Rodriguez, e cila punon si këshilltare për shërbime vendore të klientëve në aeroport, mes muajve prill korrik ishte dënuar pesë herë me shkurtim të rrogës nga ana e kompanisë dhe është dëbuar nga puna. Gjykata e krahinës ka vendosur kthimin e menjëhershëm të Rodriguez në punë, ndërsa kompaninë ka dënuar me gjobë prej 4.491 eurosh, si dhe të paguajë kompensim për punëtoren e saj e cila ka përjetuar probleme shëndetësore për shkak të stresit.
Gjysmëfinalja e parë, dueli i zjarrtë – PSG ndaj Bayernit, p...
Sërish seancë në orën 23:00, 1 orë para përfundimit të afati...
José Mourinho drejt Real Madrid? – Ekziston klauzolë l...
Edhe një tentim për zgjedhjen e presidentit, sërish pa opozi...
Egzon Dakaj i jep fund karrierës si gjyqtar
Abdixhiku: Kurtit po i pengon Vjosa Osmani, por populli do t...