Gjykata Kushtetuese e Gjermanisë ka vlerësuar se masat kufizuese kundër pandemisë, si ora policore, mbyllja e shkollave dhe kufizimi i kontakteve, kanë qenë të ligjshme. Ky vendim mund ta hapë rrugën për masa të mëtejme.
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Gjermanisë erdhi vetëm disa orë para se Kancelarja në largim, Angela Merkel, të takohet me pasardhësin e saj, Olaf Scholz, dhe me udhëheqësit rajonalë të 16 shteteve gjermane për të diskutuar rreth masave të reja, shkruan ‘The Guardian’, transmeton arbresh.info
Shefi i stafit të Merkelit, Helge Braun, i tha televizionit RTL se vendimi i Gjykatës Kushtetuese do ta tregojë “rrugën që duhet ta ndjekim”.
Agjencia AFP raporton se nënkancelari në pritje i Gjermanisë, Robert Habeck, të martën në mëngjes bëri thirrje për masa më të ashpra kufizuese për ta ngadalësuar përhapjen e sëmundjes. / arbresh.info/
Millosh Peroviq betohet si kryetar i ri i Zubin-Potokut
Gjykata refuzon kërkesën e Besim Kelmendit për masën e sigur...
Betohet edhe kryetari i Leposaviqit, Zoran Todiq
Atletico Madrid synon një mesfushor të Atalantës
Aksident me vdekje në aksin Shkodër-Hani i Hotit
Betohet kryetari i Zveçanit, Dragisha Milloviq