Gjykata greke ka dënuar me 80 ditë burgim myftiun e zgjedhur në Komotini të Greqisë, Ibrahim Sherif, me akuzën se “ka uzurpuar detyrën”, raporton Anadolu Agency (AA).
Gjykata e Shkallës së Parë në Aleksandrupolis ka dhënë gjykimin për Sherif në lëndën në të cilën ai akuzohej për “uzurpim të detyrës” për shkak të pjesëmarrjes në namazin e xhumasë në një fshat turk në rajonin e Aleksandrupolisit.
Myftiu ka ankimuar vendimin në instanca më të larta.
“U dënova me 80 ditë burg nga gjykata në Aleksandrupolis më 5 nëntor 2019, pasi pjesëmarrja ime në namazin e xhumasë në fshatin Musaköy u cilësua si uzurpim i detyrës”, shkroi Sherif në rrjetet sociale.
Myftiu i zgjedhur nga komuniteti turk në Komotini Ibrahim Sherif me të njëjtën akuzë është dënuar edhe shumë herë më parë. Sherif më herët i është drejtuar Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, e cila ka gjykuar në favor të myftiut.
Ndryshe, autoritetet greke emërojnë liderë fetarë, myftinj dhe drejtues të vakëfeve të pakicës turke në Trakinë Perëndimore në Greqi, ndërsa komuniteti turk kundërshton këto emërime dhe insiston që në detyra të vendosen myftinjtë që i zgjedh vetë komuniteti.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...