Azilkërkuesi maroken, i cili tha ditë më parë në gjykatë se i vrau dy gra në një sulm me thikë në Finlandë, është identifikuar si Abderrahman Bouanane, sipas dokumenteve ligjore.
Dokumentet e gjykatës po ashtu tregojnë se i dyshuari – i cili më parë u identifikua si Abderrahman Mechkah 18-vjeçar – është në fakt 22-vjeçar, transmeton Express.
Dje, policia finlandeze tha se i dyshuari u kishte dhënë identitet të rrejshëm zyrtarëve kur ishte futur në vend në vitin 2016.
Tetë persona u plagosën në sulmin me thikë të 18 gushtit në qytetin jugperëndimor Turku. Rasti po hetohet si sulmi i parë terrorist në Finlandë.
I dyshuari, i cili mbetet në paraburgim, i ka thënë gjykatës se është përgjegjës për sulmin, por ka mohuar se motivi i tij ishte terrorizmi.
Konjufca mirëpret heqjen e fusnotës për Kosovën nga Komiteti...
Supremja i thotë “jo” Alternativës për ankesën rreth fondeve...
Një vit nga takimi i fundit i Hashim Thaçit me babanë e tij ...
Serbia blen raketa kineze “shkatërruese”, Kroacia njofton NA...
Shpërthime të fuqishme, Izraeli nis sulme të reja ndaj Teher...
Rrëzimi i avionit amerikan në Irak, konfirmohen katër të vde...