Gjykata Evropiane e Drejtësisë ka marrë vendim të premten që vendet e Bashkimit Evropian mund t’i përshpejtojnë refuzimet e kërkesave të azilit për personat që janë nga vendet që konsiderohen të “sigurta”, por vetëm nëse ky përcaktim përmbush standardet strikte ligjore, dhe u mundëson aplikantëve dhe gjykatave të kenë qasje dhe t’i kundërshtojnë provat mbështetëse.
Në lëndën para gjykatës së BE-së përfshihen rastet e dy shtetasve të Bangladeshit, të cilët janë shpëtuar në det nga autoritetet italiane dhe janë transferuar në një qendër ndalimi në Shqipëri, nën protokollin e dakorduar mes Italisë dhe Shqipërisë.
Rasti ka përfunduar në gjykatë pasi kërkesat e këtyre dy azilkërkuesve janë refuzuar, bazuar në përcaktimin e Italisë se Bangladeshi është shtet i “sigurt”./rel
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...
Qorrolli: Hamza e Abdixhiku thoshin që në takimet për Presid...
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...