Një grua indiane është vënë në qendër të një problemi për shkak të martesës ndërfetare dhe tani Gjykata e Lartë ka vendosur që ajo mund të jetojë me burrin e saj.
Hadiya Jahan, e cila është në të 20-at dhe vjen nga një familje hinduiste, është konvertuar në Islam dhe është martuar me një burrë mysliman, transmeton portali arbresh.info
Familja e saj pretendon se asaj i është shpërlarë truri, duke nxitur një gjykatë më të ulët që të anulojë martesën.
Gjykata më e lartë e Indisë tani ka lënë mënjanë vendimin, duke rivendosur martesën e tyre.
Martesat ndërmjet hinduve dhe myslimanëve kanë tërhequr gjatë kritikat në familjet konservatore indiane.
Nusja “xhihadiste” indiane ka deklaruar se është martuar me vullnet dhe se nuk ka pasë asnjë imponim./arbresh.info/
Në Zarë të Kroacisë shënohen Ditët e Kulturës dhe Rinisë Shq...
Sulm në aeroportin Heathrow në Londër, arrestohet një person...
Pas dy vitesh luftë ndizet sërish Pema e Krishtlindjes në Be...
Këndohet kënga e Shpat Kasapit, bëhet viral reagimi i banori...
Londrimi këshillon Labin për lojë: Mos i beso askujt këtu
Zhegrova është 100 përqind i gatshëm, pritet të ketë më shum...