Një udhëtim i shumëpritur në det është kthyer në një makth për punëtorin palestinez të fabrikës, i cili shkoi në një plazh në Izrael për herë të parë në dy dekada.
Ai u gjobit sepse veshi brekë në vend të kostumit të larjes, raporton Haaretz, transmeton portali arbresh.info.
Hakam Habash vendosi të shkojë në plazhin Herzl në qytetin izraelit të Netanya pasi që kishte marrë leje për vizitë gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit. Pasi arriti në këtë plazh me tre miq, grupit iu kërkua të tregojë lejet për hyrje nga një inspektor komunal.
Sidoqoftë nuk ishin lejet arsyeja për gjobitje prej 207 dollarë secili. Habash nuk kishte veshur kostum të larjes, por një palë brekë të zakonshme.
Ai është punonjës në fabrikën e prodhimit të xhinseve në Bregun Perëndimor dhe ka katër fëmijë./Arbresh.info
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...
Qorrolli: Hamza e Abdixhiku thoshin që në takimet për Presid...
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich