Gjigandi i naftës dhe gazit Shell ka raportuar fitime vjetore rekord pas rritjes së çmimeve vitin e shkuar me nisjen e pushtimit të Rusisë në Ukrainë, shkruan BBC.
Fitimet për kompaninë arritën në 39.9 miliardë dollarë në vitin 2022, dyfishi i totalit të vitit të kaluar dhe më i larti në historinë e tij 115-vjeçare. Kompanitë e energjisë kanë regjistruar fitime rekord që kur çmimet e naftës dhe gazit u rritën pas pushtimit të Ukrainës.
Ndërkohë mbi këto kompani është rritur presioni që të paguajnë më shumë taksa ndërsa familjet luftojnë me faturat e larta. Çmimi i naftës së papërpunuar Brent arriti afërsisht 128 dollarë për fuçi pas pushtimit, por që atëherë ka rënë përsëri në rreth 83 dollarë.
Çmimet e gazit gjithashtu u rritën, por kanë zbritur nga nivelet më të larta.
Zelensky zotohet t’i vazhdojë përpjekjet për paqe pas “përpa...
Rashiq thotë se ka hyrë në Kuvendin e Kosovës
Rama vlerëson Abdixhikun edhe pas rezultatit të dobët të LDK...
Një person në Suharekë e fotografoi votën dhe e postoi në rr...
CR7: Nuk tërhiqem pa i shënuar 1000 gola
BBC shkruan për fitoren e Vetëvendosjes: Albin Kurtit i hape...