Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Hebestreit e ka quajtur lajm të mirë arritjen e marrëveshjes së Kosovës me Serbinë për normalizimin e marrëdhënieve, në takimin e djeshëm 12 orësh, i cili ishte i ndërmjetësuar nga Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe i dërguari special për dialogun, Miroslav Lajçak.
Hebestreit ka shkruar , se tani duhet të zbatohet marrëveshja që është rënë dakord mes dy palëve.
“Urime për këtë progres për të vendosur marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kosovës në një pikëmbështetje të re! Tani gjithçka ka të bëjë me marrjen e udhëheqjes për mbajtjen dhe zbatimin e asaj që është rënë dakord. Ne do të jemi në krahun tuaj për të përmbushur perspektivën tuaj evropiane!”, shkruan Hebestreit në Twitter./arbresh.info/
Rinumërohen 65% e vendvotimeve
Alex Honnold shkruan historinë/ Alpinisti arriti majën e ndë...
Shaqiri i pandalshëm, shënon në derbi ndaj Zurichit
IHMK i reagon Komunës së Prishtinës: Nuk parashikuam erëra t...
Gjenden municion dhe granata dore në veri, policia publikon ...
Arsenal – Man United, formacionet zyrtare