Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Bearbock, i ka dhënë mbështetje të qartë Ukrainës gjatë vizitës së saj në Kiev.
Në një konferencë të përbashkët shtypi, Baerbock dhe ministri i Jashtëm ukrainas Dmitro Kuleba thanë se askush nuk do të ishte në gjendje të ngrejë pykën midis dy vendeve dhe Baerbock theksoi se Gjermania është e gatshme të paguajë një çmim të lartë në aspektin ekonomik për të frenuar përpjekjet e Rusisë, transmeton portal arbresh.info
Zyrtarët ukrainas kanë kritikuar publikisht Gjermaninë për refuzimin e shitjes së armëve në Kiev dhe se nuk është shumë entuziaste për ndalimin e rrjedhës së gazit përmes gazsjellësit Nord Stream 2 në rast se Rusia fillon një pushtim të Ukrainës, raporton Reuters.
“Ne qëndrojmë pranë Ukrainës. Askush nuk do të jetë në gjendje të ngrejë një pykë mes nesh. I dashur Dmitro, ju e dini se mund të mbështeteni në Gjermani,” tha Baerbock.
Ndërsa për çështjen e armëve, Kuleba tha se “duhet kërkuar një gjuhë e përbashkët”.
Kujtojmë, Baerbock të enjten qëndroi me vendosmëri pas refuzimit të Gjermanisë për të dërguar armë në Ukrainë për t’u mbrojtur kundër agresionit të mundshëm rus. Mosgatishmëria e Gjermanisë për t’u bashkuar me anëtarët e tjerë të NATO-s, si Shtetet e Bashkuara, Britania dhe shtetet baltike, ka shkaktuar habi te aleatët dhe zhgënjim te qeveria pro-perëndimore në Kiev,
Qeveria e re gjermane e socialdemokratit Olaf Scholz njoftoi se po punon për qetësimin e krizës, por hodhi poshtë dërgimin e armëve, që është qëndrimi i ish-qeverisë së ish-kancelares Angela Merkel./arbresh.info/
OEK: Aktgjykimi i Supremes nuk guxon të interpretohet në mën...
Mjegull në Sarajevë, anulohen fluturimet e këshillohet të që...
Policia e Kosovës e arreston një shtetas gjerman të kërkuar ...
Raketa bërthamore ruse Oreshnik dislokohet në Bjellorusi
KOSTT bën thirrje për përdorim të kujdesshëm të energjisë: N...
Arrestohet personi i dytë i dyshuar për vjedhjen e matësve t...