Ministri i shëndetësisë i Gjermanisë ka deklaruar se ai shpreson që vaksina kundër koronavirusit të marrë miratimin nga Bashkimi Europian para Krishtlindjeve.
Ai shpreson që vaksinimi i popullsisë të fillojë para vitit 2021, shkruan Reuters, transmeton portal arbresh.info
Jens Spahn gjithashtu konfirmoi qëllimin e një miratimi të përbashkët të Bashkimit Europian.
Gjermania do të marrë 11 milionë doza të vaksinave deri në mars
“Ne duam një miratim të rregullt, jo një miratim emergjent,” tha ai në një konferencë shtypi.
Gjermania është duke shkuar drejt një izolimi të plotë gjatë festave të fundvitit, për shkak se vendi ka parë një numër në rritje të rasteve me koronavirus.
Vala e dytë e pandemisë ka prekur rëndë Gjermaninë, e cila u detyruara që të marrë masa më të rrepta sesa në fazën e parë të pandemisë./arbresh.info/
Verifikohet respektimi i afatit tremujor për veturat me targ...
Irani shkatërron sistemin kryesor të radarëve mbrojtës të SH...
Moti sot me diell, temperatura arrin në 16 gradë
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...