Instituti gjerman për sëmundje ngjitëse “Robert Koch” ka njoftua se gjatë 24 orëve të kaluara në Gjermani janë shënuar dy të vdekur nga koronavirusi. Në këtë mënyrë, numri i përgjithshëm i viktimave të sëmundjes së re në ekonominë më të fuqishme evropiane shkoi në 9,086, shkruan “Reuters”.
Përpos rasteve fatale, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 249 infektime të reja dhe shifra e përgjithshme e të prekurve shkoi në 201,823.
Ndryshe, qeveria gjermane tashmë i ka larguar kontrollet kufitare me shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe me disa vende të tjera.Ndonëse është në mesin e shteteve evropiane me numrin më të lartë të personave të infektuar, Gjermania ka regjistruar shumë më pak viktima se Britania e Madhe, Franca, Italia e Spanja.
Tottenham mposhtet nga Nottinghami dhe rrezikon seriozisht r...
Ushtria e Iranit thotë se Hormuzi do të “mbyllet plotësisht”...
Bëhet thirrje për kursim të ujit në Ditën Botërore të Ujit
Bajrami: Qeveria të ulë urgjentisht taksat në karburante
Aksident i rëndë në Skenderaj, lëndohen gjashtë persona
Simeone pranë historisë te Atletico – mund të bëhet trajneri...