Gjermania po konsideron futjen e mëtejshme të kufizimeve të udhëtimit dhe një ulje dramatike të trafikut ajror për shkak të shqetësimeve në lidhje me mutacionet e reja të koronavirusit.
Këtë e deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Horst Zehofer, raporton CNN, transmeton portali arbresh.info
Sipas tij, Ministria po flet me qeverinë gjermane për anulimin e të gjitha udhëtimeve që nuk janë të nevojshme.

“Kërcënimi që paraqitet nga mutacionet e shumta të virusit kërkon masa dramatike. Këto përfshijnë kontrolle kufitare dukshëm më të forta, veçanërisht në zonat me rrezik të lartë, por gjithashtu një ulje të trafikut ajror në Gjermani në pothuajse zero, siç po bën aktualisht Izraeli dhe kjo për arsye të parandalimit të përhapjes së llojit të ri të koronavirusit”, tha ai.
Ai theksoi se qytetarët presin që të mbrohen nga shpërthimi i ri, në mënyrën më të mirë të mundshme.
Seehofer tha se vendimi do të konsiderohet në nivelin kombëtar./arbresh.info/
Vedat Muriqi në formacionin e javës në La Liga
Kurti: Serbia e ka kuptuar se jemi shtet
Erion Veliaj bën kallëzim penal në Prokurorinë e Tiranës: Më...
KQZ planifikon që deri në fund të janarit të përmbyllë rinum...
Shpallet në kërkim i dyshuari për tentim vrasjen në Gjakovë
Trump s’ka plane ta vizitojë Parisin, thonë nga Shtëpia e Ba...