Gjermania planifikon që të nisë vaksinimin e të gjithë fëmijëve mbi 12 vjeç deri në fund të gushtit.
Pas një fillimi të ngadaltë të fushatës së vaksinimit kundër COVID-19, Gjermania tashmë ka përshpejtuar imunizimin e popullatës kundër virusit.
Me mbi 40 për qind të popullatës prej 83 milionë banorësh që ka marrë të paktën një dozë të vaksinës, vëmendja tashmë është kthyer rreth pyetjes se nëse duhet që të vaksinohen edhe adoleshentët.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel më vonë gjatë të enjtes pritet të diskutojë pikërisht për këtë çështje me kryeministrat e 16 shteteve federale gjermane.
Sipas disa shkencëtarëve, për shkak të mungesës së të dhënave lidhur me efektet afatgjate të vaksinimit, do të duhej që të vaksinoheshin vetëm adoleshentët që kanë sëmundje të rënda.
Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranët
Kuvajti anulon Taravitë në Ramazan pas sulmeve hakmarrëse të...
Situata në Lindjen e Mesme/ Aeroporti i Rinasit: Anulohen fl...
Khamenei u vra, disa iranianë nisën festën në rrugë
Zvicër: Arrestohet i riu nga Kosova, plagosi një maqedonas
Aksident në Gjakovë me 3 të lënduar, njëri nga ta rëndë