Ministria e jashtme e Gjermanisë ka paralajmëruar Rusinë se do të paguaj një “çmim të lartë politik dhe ekonomik” nëse bën ndonjë lëvizje ushtarake kundër Ukrainës.
Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock theksoi nevojën për të koordinuar një pozicion të përbashkët evropian kur kemi të bëjmë me fqinjët armiqësorë si Rusia, e cila ka grumbulluar trupa pranë kufirit me Ukrainën, transmeton portal arbresh.info
“Integriteti territorial dhe sovraniteti i Ukrainës nuk janë për negociata për ne,” tha Baerbock në Paris, ndërsa bëri udhëtimin e saj të parë jashtë vendit një ditë pas marrjes së detyrës.
Ajo shtoi se prioriteti më i lartë duhet të jetë shamngia e një përshkallëzimi ushtarak.
“Rusia do të paguajë një çmim të lartë politik dhe ekonomik për një shkelje të përsëritur të shtetësisë së Ukrainës”, tha ajo para gazetarëve gjatë një konference të përbashkët për shtyp me homologun e saj francez, Yves le Drian.
“Ne mund të gjejmë zgjidhje vetëm në rrugën diplomatike. , dhe ne të dy jemi gati të angazhohemi thellësisht personalisht (për këtë çështje)”, thanë ata./Independent/ arbresh.info/
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën
Publikohet orari i Kupës së Botës, nis më 11 qershor
Forcat izraelite vrasin 6 terroristë, arrestohen dhjetëra të...
OEK i reagon Rizvanollit, do të iniciohet procedurë ligjore...
Haradinaj nominohet për kryeministër: Aleanca në zgjedhje ni...
Këshilltari i komandantit të KFOR-it takon kryetarët e zgjed...