Autobusët, tramvajet dhe metrotë janë pezulluar në pjesën më të madhe të Gjermanisë sot në kulmin e një jave të grevave të transportit publik. Grevat, të cilat janë organizuar nga sindikata Verdi, po zhvillohen në 14 nga 16 qytetet, përfshirë Berlinin.
Në kryeqytet greva pritet të përfundojë në orën 14.00, por në vende të tjera mobilizimi pritet të zgjasë deri nesër. Kjo është vala e dytë e grevave gjatë javëve të fundit, duke përfshirë më shumë se 90 mijë punonjës dhe 130 nga më shumë se 130 kompani bashkiake.
Verdi ka thënë se bisedimet për punëtorët e transportit publik nuk po përparojnë pasi kërkon reduktim të orarit të punës dhe më shumë ditë pushimi. Operatori i transportit publik të Berlinit BVG e quajti grevën “të panevojshme dhe plotësisht të tepruar”.
Më rritjen e inflacionit, ekonomia më e madhe e Europës ka shënuar një numër grevash që kanë ndikuar gjithashtu në udhëtimet ajrore dhe hekurudhore.
Udhëtarët në transportin publik mund të përballen me më shumë greva hekurudhore pasi bisedimet disaditore midis sindikatës së shoferëve të trenave GDL dhe Deutsche Bahn u ndërprenë mbrëmë./abcnews.al
Ndez zjarrin, marrin flakë pesë vetura në Prishtinë
Një grua dërgohet pa shenja jete në spitalin e Gjakovës, pol...
Dëmtohet nga plumbi dritarja e shtëpisë së shëndetit në Isto...
Dalin detaje nga kërkesat e tmerrshme të Epstein ndaj njerëz...
Publikohen mijëra dokumente të Epstein, përfshihen Clinton e...
Anthony Joshua e mban premtimin dhe e mposht me nokaut Jake ...