Gjermania sigurisht që nuk do të dërgojë avionë luftarakë në Ukrainë, tha kancelari Olaf Scholz.
Komenetet e tij erdhën pasi Shtetet e Bashkuara refuzuan ofertën e Polonisë për transferuar avionët e saj MiG-29 të prodhimit rus në një bazë amerikane në Gjermani, transmeton portal arbresh.info
“Ne kemi siguruar të gjitha llojet e materialeve të mbrojtjes dhe kemi dërguar armë për të cilat ju kemi thënë, por është gjithashtu e vërtetë që ne duhet të shqyrtojmë me shumë kujdes atë që bëjmë konkretisht dhe definitivisht avionët luftarakë nuk janë pjesë e kësaj,” tha Scholz.
I pyetur nëse Gjermania ishte kategorikisht kundër një ndalimi të importeve të energjisë ruse, Scholz tha se ai kishte disa muaj që punonte për të reduktuar varësinë e vendit nga importet e karburanteve fosile.
“Ka shumë pyetje teknike për t’u adresuar,” tha ai./arbresh.info/
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?