Gjermania dhe Katari ranë dakord të premten për një partneritet energjetik, i cili mund të bëjë që Doha të fillojë furnizimin me gaz natyror të lëngshëm për Berlinin në vitin 2024.
Katari do të jetë faktor kyç për strategjinë e ardhshme të energjisë të Gjermanisë për t’u distancuar nga gazi rus, tha kancelari gjerman Olaf Scholz duke iu drejtuar në një konferencë të përbashkët me Emirin e Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani, në Berlin.
“Çështja e sigurisë së energjisë ka një rol të rëndësishëm për ne. Gjermania do të zhvillojë infrastrukturën e saj për të qenë në gjendje të importojë gaz të lëngshëm me anije”.
“Është një hap i madh dhe Katari luan një rol të rëndësishëm në strategjinë tonë”, deklaroi Scholz, shkruan CNN, transmeton klankosova.
Emiri i Katarit iu tha gazetarëve se ai shpreson se vendi i tij do të fillojë furnizimin me gaz natyror të lëngshëm në Gjermani në vitin 2024.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...