Qeveria e Gjermanisë ka urdhëruar ushtrinë e vendit dhe agjencitë e inteligjencës që të jenë në gjendje gatishmërie, pasi militantët e Shtetit Islamik mund të kryejnë sulm kimik në furnizimet me ujë.
Sipas një dokumenti të policisë federale, rreziku për sulm është i lartë, shkruan Bild, transmeton arbresh.info.
Në dokument thuhet se terroristët radikalë islamikë mund të sigurojnë dhe të përdorin një sasi të madhe të kimikateve duke dëmtuar furnizimin e ujë të pijshëm.
Gjermania u godit nga sulmet terroriste edhe në prag të Krishtlindjeve, pasi një terrorist me origjinë nga Tunizia, hyri me kamion në një treg në Berlin duke lënë të vdekur 12 persona./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...