Gjermania nuk do të transferojë më migrantë drejt Hungarisë për aq kohë sa Budapesti i vendos në paraburgim duke mos respektuar direktivat evropiane në planin e akomodimit të refugjatëve, njoftoi sot Ministria e Brendshme gjermane.
“Pa një siguri të tillë nga ana e autoriteteve hungareze, nuk duhet të ketë transferime të migrantëve”, u shpreh një zëdhënës i ministrisë duke saktësuar se kjo masë do të zbatohej deri në një urdhër të ri.
“Autoritetet gjermane duhet të marrin një formë sigurie nga ana e autoriteteve hungareze që çdo refugjat i transferuar do të akomodohet në përputhje me dispozitat evropiane dhe se kërkesa për azil do të trajtohet sipas procedurave evropiane”, shtoi zëdhënësi.
Ministri i deleguar për Çështjet Evropiane, Michael Roth theksoi gjithashtu gjatë takimit të sotëm me ambasadorin hungarez në Berlin, Peter Gyorkos se ka dyshime serioze në lidhje me pajtimin e lënies së migrantëve në paraburgim “me ligjin evropian dhe ndërkombëtar”
Rahoveci 029 mposht Sigal Prishtinën, Ylli triumfon në Gjako...
Një 20-vjeçare nga Tetova ka pësuar lëndime të rënda pasi ka...
Franca kundër SHBA për dërgimin e anijeve luftarake në Ngush...
Nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt
Lehtësirat e Qeverisë ndaj qytetarëve serbë, Terras: Marrëve...
OVL-UÇK reagon pas vendimit të Qeverisë për lehtësira për se...