Gjermania mund t’u bashkohet sulmeve të mundshme ajrore kundër forcave qeveritare siriane nga kombet perëndimore në rast se përdoren armët kimike nga Damasku.
Ministria gjermane e Mbrojtjes ka menduar për t’u bashkuar me sulmet ajrore të mundshme nga Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar dhe Franca kundër forcave qeveritare siriane, raporton Bild, transmeton portali arbresh.info.
Ministria po e shqyrton këtë opsion në rast të përdorimit të mundshëm të armëve kimike në Siri, të cilat ata supozojnë se do të kryhen nga trupat qeveritare siriane, tha gazeta gjermane.
Më parë gjatë ditës, ministrja franceze e Forcave të Armatosura Florence Parly tha se nëse sulmet kimike do të kryhen në Siri, do të ketë një përgjigje, përfshirë ato nga Franca.
Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Heather Nauert tha gjithashtu në një konferencë shtypi se Shtetet e Bashkuara dhe partnerët e saj ndërkombëtarë do të reagonin me shpejtësi ndaj çdo përdorimi të verifikuar të armëve kimike në Siri./Arbresh.info/
Çfarë parasheh anëtarësimi në Bordin e Paqes?
Trump sërish e përmend ndalimin e konfliktit ndërmjet Kosovë...
Themelohet Bordi i Paqes, presidentja Osmani nënshkruan dekl...
Përfundon rinumërimi në 9 komuna, këto janë rezultatet
Prokuroria Themelore në Ferizaj autorizon nisjen e hetimeve ...
Kryeministrja daneze: Mund të negociojmë gjithçka për Grenla...