Parlamenti i Gjermanisë ka votuar për të legalizuar martesën e gjinisë së njëjtë me 399 vota për, pavarësisht se Angela Merkel kundërshtoi këtë lëvizje.
Kancelarja gjermane u pa duke votuar me një “karton të kuq”, që nënkupton një votë kundër, në fund të debatit të nxehtë në Bundestag.
Johannes Kahrs, një politikan i SPD i njohur për fushatat e tij LGBT, bëri një sulm në drejtim të zonjës Merkel pas “shtyrjeve shqetësuese” në legjislacion, transmeton Gazeta Express.
Ai e përfundoi fjalimin e tij me fjalët: “Zonja Merkel, faleminderit për asgjë”. Kancelarja kishte akuzuar SPD se po e “sulmon” atë duke e çuar përpara votimin.
Gjermania kishte lejuar çiftet e gjinisë së njëjtë që të hynë në partneritetin civil që nga viti 2011, por martesat e gjinisë së njëjtë mbesin ilegale.
Holanda ishte shteti i parë evropian që legalizoi martesën e gjinisë së njëjtë në vitin 2001, ndjekur nga shtetet si Belgjika, Spanja, Kanadaja, Norvegjia, Suedia, Portugalia, Islanda, Danimarka, Franca dhe Britania.
Nis protesta kombëtare e thirrur nga PD-ja, kërkohet rrëzimi...
Abdixhiku në Dragash: Kosova duhet të investojë te familja, ...
Vdekja e Shemit, policia jep detajet e fundit
I dërguari i Trump në Grenlandë: Do të punoj që ishulli të b...
Specialja hedh poshtë kërkesën e Kadri Veselit për lirim të ...
Deklarim i rremë për ryshfet, arrestohet një person në Prish...