Gjermania dhe Europa duan të sigurohen që sanksionet e reja të SHBA-ve kundër Rusisë nuk do të dërgojnë drejt një ‘epoke të re të akullt’ mes Rusisë dhe Perëndimit.
Ministri i jashtëm i Gjermanisë, Sigmar Gabriel gjatë takimit me Sekretarin amerikan të Shtetit, Rex Tillerson, në Uashington, kanë diskutuar për sanksionet e reja ndaj Rusisë, shkruan Reuters, transmeton portali arbresh.info
“Ne si europianë kemi shqetësime të mëdha se nëse ky veprim do të ketë pasoja të paqëllimshme për Europën. Ne nuk duam që të shkatërrojmë plotësisht marrëdhëniet tona me Rusinë, sidomos në sektorin e biznesit dhe energjisë”, tha Gabriel.
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka miruatuar sanksione të reja mbi Moskën, të cilat lidhen me aneksimin e gadishullit të Krimesë në vitin 2014 dhe për ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet presidenciale në SHBA.
Gjermani ka kritikuar Shtetet e Bashkuara për vendosien e sanksioneve të reja, duke thënë se nga sanksionet e reja do të ndëshkonin kompanitë europianë që janë të përfshira në projektet e energjisë në Rusi./arbresh.info/
Programi europian për pushtetin vendor, Rama: Shqipëria shih...
“Opozita po e kërkon pushtetin duke bllokuar progresin”, Kur...
Starmer këmbëngul për zgjedhjet e ardhshme dhe afrimin me Ba...
Lojtari ka dhënë “dritën e gjelbër”, Man Utd ofron 45 milion...
I propozuar nga dy degë, Arben Gashi kandidat për deputet në...
Libani thotë se sulmet izraelite kanë vrarë 39 persona