Njeriu numër një i ushtrisë zvicerane Thomas Süssli thotë se mund të imagjinojë se ushtria mund të bënte pa një numër të caktuar tankesh Leopard 2.
Ushtrisë, për të gjithë gjashtë batalionet e tankeve i nevojitet pajisja e plotë, thotë Thomas Süssli për Radio SRF. Pastaj ai shton: “Na duhet një pjesë takesh për stërvitje, një si rezervë qarkullimi dhe një numër tjetër si rezervë për pjesë këmbimi. Nëse i mblidhni të gjitha, është një numër i kufizuar që mund ta japim”, transmeton albinfo.ch.
Megjithatë Süssli nuk jep një numër të saktë.
“Një duzinë, ndoshta pak më shumë se një duzinë” tanke janë të mundshme për dorëzim. Pjesa tjetër e afërsisht 100 tankeve Leopard janë të nevojshme për të pajisur plotësisht trupat, për stërvitje dhe si rezervë.
Shoqëria e oficerëve të trupave tankste është shprehur kundër transferimit të tankeve. Sipas tyre, nevojiten të gjitha automjetet – qoftë dhe vetëm për të pajisur plotësisht trupat ekzistuese, përcjell albinfo.ch.
Përgjigja e Süssli-t ndaj kritikave është: “Nga pikëpamja ushtarake, ne kemi nevojë për çdo tank beteje. Por në fund të fundit është një konsideratë politike e interesave të ndryshme nëse do të heqim dorë nga tanket apo jo”.
Kurti përmend ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë: Hi...
Liderët e shtetit bëjnë homazhe te varri i ish-presidentit R...
Begaj uron Pavarësinë e Kosovës: Përulje dhe mirënjohje për ...
Ardit Stafaj largohet nga Big Brother VIP Kosova 4
Presidenti gjerman uron Kosovën për 18-vjetorin e Pavarësisë...
“Kontributi i çlirimtarëve për liri është i çmuar” – Qeveria...