Qeveria gjermane sinjalizoi një gatishmëri të hënën për të normalizuar marrëdhëniet me Turqinë, por gjithashtu kërkoi ndryshime në retorikën dhe politikën e Ankarasë drejt Berlinit, mes tensioneve njëmujore në mes të dy vendeve, raporton Anadolu.
“Ne jemi të gatshëm t’ia zgjasim një dorë Turqisë. Por një fillim i ri kërkon ndryshime në Ankara, si në aspektin e tonit ashtu edhe në çështjet faktike”, tha ministri i Jashtëm Sigmar Gabriel në një intervistë me gazetën Stuttgarter Nachrichten, transmeton portali arbresh.info.
Vërejtjet e tij erdhën pasi qeveria e Turqisë përpiqej të zvogëlonte luftën e fjalëve mes dy vendeve, e cila ka përshkallëzuar përpara zgjedhjeve të përgjithshme të Gjermanisë muajin e ardhshëm.
Gabriel shprehu shqetësim lidhur me arrestimin e nëntë shtetasve gjermanë në Turqi, duke përfshirë një gazetar dhe një aktivist për të drejtat e njeriut, të akuzuar për dhënien e mbështetjes për organizatat terroriste.
Ai përsëriti thirrjen e Berlinit për lirimin e shtetasve gjermanë.
Pavarësisht nga kritikat e tij të ashpra ndaj Ankarasë, politikanin e Partisë Social Demokratike (SDP) nuk i mbështeti thirrjet e opozitës për t’i dhënë fund bisedimeve të anëtarësimit të Turqisë me Bashkimin Evropian./Arbresh.info
Izraeli: Do thellojmë goditjet ndaj regjimit iranian
Netanyahu njofton se Izraeli ka goditur ura dhe hekurudha në...
ShBA godet ishullin Kharg të Iranit
Enrique: Në çerekfinale të Champions-it s’ka favoritë
Shabani takim me Haxhiun: Të garantohen të drejtat e shqipta...
Zulfaj: Qeveria ka këto prioritete në rrugën drejt BE-së