Gjermania do të fillojë vaksinimin me vaksinën Pfizer me 27 dhjetor dhe përparësi do të kenë të moshuarit që jetojnë nëpër shtëpi të pleqve, njoftuan sot autoritetet në Berlin.
Njoftimi erdhi pasi Gjermania regjistroi numrin më të madh të vdekjeve që nga fillimi i pandemisë dhe hyri në një regjim shumë të rreptë të masave për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, shkruan Reuters, transmeton portal arbresh.info
Si një anëtare e BE, Gjermania duhet të presë që Agjencia Europiane e Mjekësisë, që është, organi rregullator shëndetësor i BE, të miratojë vaksinën Pfizer, dhe kjo pritet të ndodhë më 21 dhjetor.
Si do ta sigurojë Kosova vaksinën anti-covid?
“Provincat gjermane do të fillojnë vaksinimin më 27 dhjetor , “njoftuan autoritetet e qytetit të Berlinit, pas një konference të përbashkët me Ministrin e Shëndetësisë Jens Span dhe ministrat e shëndetësisë të 16 provincave gjermane.
Gjermania ka vendosur që të shkojë drejt një izolimi të plotë gjatë festave të fundvitit, pasi vendi është prekur rëndë në valën e dytë të pandemisë./arbresh.info/
Suedia do të ndërpresë gradualisht ndihmën zhvillimore për 5...
LDK sot mban konferencë për media
Parashikimi i motit për sot
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X