Komisioneri Evropian për Refugjatë Dimitris Avramopoulos ka thënë se Gjermania do të pranojë më shumë se 10 mijë refugjatë nga Afrika e Veriut dhe Lindja e Mesme.
Ai ka shtuar që Komisioni i BE-së kishte pranuar zotimin e Berlinit këtë javë, duke konfirmuar që Gjermania do të luajë një rol të rëndësishëm në programin e fundit të zhvendosjes, transmeton portali arbresh.info.
Qeveria gjermane edhe njëherë po tregon se ku është kur vjen puna tek solidariteti ndërkombëtar”, ka thënë Avramopoulos për Funke Media Group.
Programi i BE-ë ka për qëllim të ofrojë rrugë ligjore, të drejtpërdrejt dhe të sigurt drejt Evropës për refugjatët në nevojë për mbrojtje. Të paktën 50,000 refugjatë do të sillen në BE nga zonat në krikë deri më 2019./Arbresh.info/
Leverkusen-Bayern, s’ka fitues në derbin gjerman
Irani njofton lëshime të reja raketash kundër Izraelit
Komandanti i KFOR-it takohet me gjeneralin e forcave të arma...
Habermas mbështeti bombardimet e NATO-s ndaj Serbisë
Trumpi thotë se SHBA-ja do ta hapë Ngushticën e Hormuzit me ...
Rihapet pikëkalimi kufitar në Jarinjë