Gjermania tha se do të dërgojë në Ukrainë katër sistemet e para të mbrojtjes ajrore të llojit IRIS-T SLM.
Këto sisteme do të arrijnë në Ukrainë “brenda ditësh”.
Ky njoftim i Berlinit erdhi në ditën kur Rusia sulmoi disa qytete ukrainase, duke vrarë civilë.
“Sulmet e reja me raketa në Kiev dhe në qytete të tjera të mëdha, e kanë bërë të qartë se sa e rëndësishme është që në Ukrainë të dërgohen shpejt sisteme të mbrojtjes ajrore”, tha ministrja gjermane e Mbrojtjes, Christine Lambrecht, përmes një deklarate më 10 tetor.
Ky njoftim erdhi disa orë pas sulmeve në Ukrainë.
“Sulmet me raketa dhe dronë rusë fillimisht terrorizojnë popullatën civile. Prandaj, ne po i mbështesim ata me armë kundërajrore”, shtoi ajo./rel/
SHBA vendos sanksione të reja ndaj familjes së Presidentit v...
Mbahet sot në GJKKO seanca paraprake për Erion Veliajn, vend...
Faton Peci betohet sot si kryetar i Mitrovicës së Jugut
Sindikata e Re e KEK-ut proteston sot para korporatës
Policia dhe Ambasada Amerikane zhvillojnë sot ushtrim të për...
Parashikimi i motit për sot