Britania dhe Gjermania do të zhvillojnë së bashku një armë të re “goditjeje me precizitet të thellë” me një rreze që tejkalon 2000 kilometra, ka njoftuar qeveria britanike të enjten tekssa dy ekonomitë më të mëdha të Evropës po rritin bashkëpunimin e tyre në mbrojtje.
Projekti bazohet në një angazhim të bërë vitin e kaluar për të zhvilluar armë të reja, kur të dy vendet nënshkruan një pakt dypalësh të mbrojtjes dhe theksuan nevojën që Evropa të jetë në gjendje të mbrohet kundër çdo përshkallëzimi të luftës në Ukrainë, raporton Reuters.
Që nga nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje, presidenti amerikan, Donald Trump ka fituar zgjedhjet presidenciale në SHBA dhe ka bërë të qartë se pret që Evropa të marrë përgjegjësinë për sigurinë e saj, duke shkaktuar diskutime në kontinent për të gjetur mënyra për të nxitur industritë e brendshme të mbrojtjes.
Ministri britanik i Mbrojtjes, John Healey dhe homologu i tij gjerman Boris Pistorius do të shpallin projektin e ri të armëve me rreze të gjatë veprimi në një takim në Berlin.
“Në një botë më të rrezikshme, NATO dhe aleatët evropianë qëndrojnë të bashkuar”, ka thënë Healey në një deklaratë.
“Ky partneritet po na ndihmon ta bëjmë mbrojtjen një motor për rritje, krijimin e vendeve të punës, rritjen e aftësive dhe nxitjen e investimeve në Mbretëri të Bashkuar dhe Gjermani”, ka shtuar ai.
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...
Qorrolli: Hamza e Abdixhiku thoshin që në takimet për Presid...
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...