Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka dënuar sulmet ndaj sinagogave dhe institucioneve të tjera kulturore hebraike në Gjermani pas konfliktit të përshkallëzuar në Lindjen e Mesme, ndërsa ka shtuar se autoritetet nuk do të tolerojnë protesta antisemitike.
Komentet e Merkel vijnë pasi disa protestues kanë djegur flamurin izraelit në Gjermani dhe kanë brohoritur kundër hebrenjve, transmeton portal arbresh.info.
“Kushdo që sulmon një sinagogë ose ndot simbolet hebraike tregon se për ta nuk ka të bëjë me kritikimin e një shteti ose politikat e një qeverie, por me agresionin dhe urrejtjen ndaj një feje dhe njerëzve që i përkasin asaj”, tha zëdhënësi i qeverisë Steffen Seibert Seibert në një konferencë shtypi./arbresh.info/
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...
Kurti dhe Basha sot marrin pjesë në nisjen e punimeve për rr...
Sot mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Moti sot me diell dhe vranësira