Tre ditë stërvitje, të quajtura Getex, do të mbahen në qendrat e komandës, jashtë syve të publikut, në disa zona të Gjermanisë.
Qëllimi i trajnimeve të përbashkëta mes policisë dhe forcave ushtarake kanë për qëllim koordinimin e veprimeve në rastet më të këqija, transmeton portali arbresh.info.
“Gjermania është një objektiv i terrorizmit ndërkombëtar. Ne kemi përjetuar këtë në mënyrë të tmerrshme në ditën e Krishtlindjeve në Berlin. Është shumë e nevojshme që forcat e sigurimit të fillojnë trajnimet intensive rreth koordinimeve për sulme terroriste”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Brendshme.
Përgatitjet për ushtrime kanë filluar në gushtin e kaluar, pas një varg sulmeve ne thika me bombë nga emigrantët, veprime të cilat shtyen edhe kancelaren Angela Merkel që të urdhërojë për masa më të forta sigurie./Arbresh.info
Paralajmërim për diabetin, simptoma të pazakonta mund të shf...
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
OBSH: Përhapja e shpejtë e epidemisë së fruthit në Banglades...
Deklarata e Gecit, Musliu: Gjuha e tillë s’guxon të bëhet st...
Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërr...