Një hetim i pavarur ka zbuluar se djemtë në një konvikt shkollor në Gjermani janë ekspozuar rregullisht ndaj abuzimit fizik, seksual dhe psikologji për gati 40 vjet.
Kryehetuesit Claudia Bundschuh dhe Bettina Janssen në Trier thanë se dhuna kundër nxënësve në shkollën Albertinum në West Eiffel filloi në vitin 1949 dhe zgjati deri në mbylljen e shkollës në 1983, transmeton portal arbresh.info
Raporti bazohet në dëshmitë e 54 ish-nxënësve të shkollës që ishte konvikt vetëm për djem.
Mësohet se nxënësit janë abuzuar seksualisht nga tre drejtorë shkollash, të cilët janë gjithashtu priftërinj, si dhe një punonjës laik.
Viktimat e dhunës përshkruan se u keqtrajtuan me kamxhik, u tërhoqën për flokë dhe u detyruan të hanin derisa u sëmurën.
Dëshmitë e abuzimit seksual përfshijnë përpjekjet e padëshiruara, ndërsa abuzimi psikologjik i referohet frikësimit, kërcënimeve dhe burgosjes së zgjatur.
Peshkopi i Trierit, Stephan Ackermann, tha se i vinte thellësisht turp për faktin që këta fëmijë kanë kaluar nëpër një tmerr të tillë. Ai kërkoi falje “për dhimbjen e shkaktuar në institucionin e kishës”.
Hetimi filloi në tetor 2019 dhe u krye në mënyrë të pavarur nga Kisha./arbresh.info/
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën