Gjermania regjistroi sot numrin më të lartë ditor të rasteve të reja me COVID-19 që prej prillit, me 2 297 infektime të reja, sipas institutit epidemiologjik, Robert Koch.
“Bëhet fjalë për rritjen ditore më të lartë të rasteve me COVID-19 të deklaruara që prej 24 prillit”, sipas institutit respektiv.
Në total, rreth 270 070 persona kanë rezultuar pozitiv për koronavirus në Gjermani që prej fillimit të pandemisë, që ka sjellur 9 384 vdekje, gjashtë prej tyre vetëm në 24 orët e fundit.
Rhenanie e Westphalisë Veriore rajoni më i populluar i Gjermanisë dhe Bavaria janë dy vendet më të prekura nga pandemia me nga 65 000 raste gjithsecila.
Gjermania ka realizuar gjithashtu rreth dy herë më shumë teste për diangostikimin e Covid-19 në shtator, respektivisht një milion në ditë./medial/
Në përvjetorin e zhdukjes së profesorit Ukshin Hoti, Kurti v...
Zgjedhjet e 7 qershorit, afro 100 mijë aplikime për votim ng...
Arrestohet një person në Ferizaj për lëndim të rëndë trupor ...
Carvajal dhe Real Madrid afër ndarjes
PZAP refuzon ankesën e opozitës serbe për moscertifikim për ...
Treni përplaset me autobus, të paktën tetë të vdekur në Tajl...