Shefi i stafit të kancelarës gjermane Angela Merkel, Helge Braun ka thënë se rritja e numrit të të infektuarve kohën e fundit ka shkaktuar shqetësime.
Braun ka thënë se për të shmangur kolapsin e pandemisë gjatë vjeshtës, duhet të regjistrohen pak raste brenda dite gjatë periudhës së verës.
“Kur ne kemi një rritje të rasteve gjatë verës pas lehtësimit të masave antiCovid-19 është edhe më e vështirë që të kontrollohet situata gjatë vjeshtës,” tha Braun. “Kjo lë të kuptohet se ajo cfarë ne kemi përjetuar gjatë ditëve të fundit me 800 raste brenda dite, ne duhet të kthehemi në situatën e kaluar kur kemi pasur vetëm nga 500 raste brenda dite. Kjo është mënyra me e mirë për të mbajtur situatën nën kontroll, gjithashtu edhe gjatë vjeshtës.”
Gjermania gjatë ditëve të fundit ka shënuar një rritje të numrit të rasteve me 1.22, sipas Institutit të Robert Koch, raporton arbresh.info
Sipas IRK, gjendja është shumë shqetësuese për këtë arsye është publikuar edhe një listë e vendeve që janë me rrezik të madh dhe personat që kthehen nga këto vende detyrohen të futen në karantinë./arbresh.info/
Edhe emocionet e lumtura mund të shkaktojnë të ngrënit e tep...
“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tr...
Barcelona e pandalshme në ‘Camp Nou’, mposht Betisin
Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron