Inflacioni në Gjermani ka rënë në muajin mars në 1,6 për qind, nga 2,2 për qind sa ishte në shkurt, njoftoi shërbimi për statistika gjermane.
Me uljen e inflacionit do të mund të ulet edhe presioni i Gjermanisë ndaj Bankës Qendrore Evropiane (ECB) që të fillojë të ngrisë kamatën referente, transmeton agjencia AP.
Programi i inkurajimit të ECB-së është kritikuar në veçanti në Gjermani, ku ekonomistët vlerësojnë se do të duhej të shuhej ngadalë.
ECB synon që inflacioni të mbetet nën dy për qind, ndërsa në fillim të muajit dukshëm ka ngritur prognozën e inflacionit për këtë vit në 1,7 nga 1,3 për qind sa ishte parashikuar më herët.
Roberti flet sërish për Tunën: Është sjellë keq me nënën tim...
Sulm pranë Ngushticës së Hormuzit
OPEC+ njofton për shtimin e prodhimit të naftës pas rritjes ...
Man United fiton derbin e Anglisë ndaj Liverpoolit, blindon ...
Thun shpallet kampion i Zvicrës për herë të parë në histori,...
Aksidenti që tronditi Durrësin, momenti kur mjeti me shpejtë...