Një 37 vjeçar pretendon të ketë gjetur një pjesë 80-metra të gjatë të Murit të Berlinit, për të cilin autoritetet nuk ishin në dijeni.
“Sipas hulumtimit tim, është pjesa e fundit e murit origjinal”, ka thënë Christian Bormann për Berliner Zeitung, transmeton portali arbresh.info
Zyra lokale qeveritare që ka përgjegjësi për monumentet duket se nuk e ka ditur për ekzistencën e kësaj pjese. Të dhënat tregojnë se seksioni ishte regjistruar si i çmontuar.

Bormann, që ka hobi historinë, gjeti murin në Schönholz në pjesën veriore të qytetit në vitin 1999. Ai e mbajti të fshehur zbulimin deri të hënën, kur vendosi të postojë një shkrim në blogun e tij personal dhe të kontaktojë zyrtarët lokale.
Bormann tha se kishte parë dëmtimin e stuhive në vend dhe ishte i shqetësuar për vandalët, kështu që tani ndihej i detyruar të informonte autoritetet për gjetjen./Arbresh.info/
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër