Policia në Gjermani e ka arrestuar të dyshuarin kryesor në sulmin e dhunshëm ndaj një gruaje në stacionin e metros në Berlin.
Kamerat e sigurisë e kapen momentin kur i dyshuari e shqelmon gruan në shpinë dhe e hedh disa metra poshtë shkallëve. Raportohet se incidenti kishte ndodhur më 27 tetor.
Ai dhe tre shoqëruesit e tij, që u panë në video gjatë incidentit, thuhet të jenë nga Bullgaria.
I dyshuari, që besohet se është 27-vjeçar, emri i të cilit s’është bërë publik, u arrestuar në një stacion të autobusëve në Berlin, dje në mbrëmje, njofton policia gjermane.
26 vjet nga nata e tmerrit në veri të Mitrovicës ku u vranë ...
Ishte shpallur në kërkim, arrestohet i dyshuari në Pejë – ka...
Suanita flet për ish-të fejuarin: Po ta njihja në këtë moshë...
Clintonët pranojnë të dëshmojnë për Epstein
Parashikimi i motit në Shqipëri
Gjermania arreston pesë të dyshuar për furnizim të firmave r...