Pas 16 viteve në pushtet të njërit prej shteteve më të fuqishme në Evropë, kancelarja gjermane Angela Merkel pritet të largohet.
E për ta bërë sa më të ëmbël “pensionimin” e saj, një fabrikë për prodhimin e ëmbëlsirave ka menduar një ide kreative duke bërë ëmbëlsira me figurën e kancelares gjermane që konsiderohet si një politikane tejet të suksesshme, shkruan Reuters transmeton arbresh.info
“Është një dhuratë për përkrahësit ose kundërshtarët e Angela Merkelit, e cila po tërhiqet dhe që ka përfunduar shërbimin e saj. Shpresojmë që dikush do ta mbajë si kujtim diku në shtëpi”, tha Thomas Zuber nga kompania Odeanëaelder Marzipan.
Sipas Zuber, ëmbëlsirat janë përgatitur që të mund të qëndrojnë për të paktën dy vite, kështu përkrahësit e saj mund t’i mbajnë ato diku për ta kujtuar karrierën e bujshme të kancelares gjermane.

Ideja për prodhimin e ëmbëlsirës në formën e fytyrës së Merkelit erdhi disa muaj më parë dhe tashmë stafi me 8 persona po punon për kompletimin e linjës së ëmbëlsirave. / arbresh.info/
Dokument i rrallë për Skënderbeun, ekspozohet harta e vitit ...
Presidenti sirian bisedë telefonike me Trump, diskutojnë për...
Lindon Emërllahu dhe Ilir Krasniqi debutojnë me Polissya Zhy...
Daka: Asnjëherë s’ka ndodhur me pasë 6 mijë vota dallim për ...
Danimarka forcon ndjeshëm praninë e saj ushtarake në Grenlan...
“Renditja flet vetë, ne duhet ta mposhtim Kosovën” – M...