Shëndeti i Papa Françeskut ka vazhduar të përmirësohet, tha Vatikani duke vënë në dukje se 88-vjeçari tani mund t’ia dalë pa një maskë frymëmarrjeje.
”Papa Françesku nuk ka më nevojë për ventilim mekanik joinvaziv dhe gjithashtu ka më pak nevojë për terapi me oksigjen të lartë”, tha Vatikani në një buletin mjekësor.
”Fizioterapia motorike dhe respiratore po vazhdon të përparojë”, shtoi ai.
Përveç kësaj, zyra e shtypit e Vatikanit tha për herë të parë se pneumonia e rëndë e Papës tani është “nën kontroll”.
Kreu i Kishës Katolike ndodhet në spital prej më shumë se një muaji.
Vatikani ka theksuar disa herë gjatë javëve të fundit se papa nuk është vënë kurrë në frymëmarrje artificiale.
Kreu i 1,4 miliardë katolikëve në mbarë botën që nga marsi 2013, Françesku është tani papa i dytë më i moshuar në histori.
Tërmet në Tetovë
Suedia fiton medaljen e artë në `curling` miks ndaj SHBA-së
Tërmet në Kosovë
Emery fokusohet te e tashmja, flet edhe për të ardhmen e San...
NATO kërkon përgjegjësi nga Serbia për sulmet ndaj KFOR-it d...
Proda: Policët u përballën me barbari ekstreme, 13 persona t...