Një kapsulë radioaktive e vogël por potencialisht vdekjeprurëse e humbur gjatë transportit nga kamioni Rio Tinta, është gjetur gjatë rrugës midis Newman dhe Perth.
Ministri i Shërbimeve Emergjente në Australi, Steven Dawson, tha se kapsula u gjet sot në mëngjes rreth 50 kilometra në jug të qytetit të Newman, shkruan Sky News transmeton arbresh.info
“Dua të theksoj se ky është një rezultat i jashtëzakonshëm”, tha Dawson në një konferencë për shtyp.
Kapsula që u zhduk diku në perëndim të Australisë, përmban një sasi të vogël cezium-137 radioaktiv, i cili në rast kontakti mund të shkaktojë sëmundje të rënda.

Kapsula u transportua me kamion nga miniera në veri të Newman në periferinë lindore të Perthit, midis 10 dhe 16 janarit.
Ndryshe, cezium-137 është një substancë që përdoret zakonisht në operacionet minerare. /arbresh.info/
ASHAK sot mban mbledhje komemorative për akademikun Nexhat D...
Parashikimi i motit për sot
Fluksi në pikat kufitare: 1 km kolonë në Muçibabë
Rama paralajmëron taksë: Nga 1 euro për veturat nga qytetet ...
Bllokime rrugore në Shkodër, mbi 200 mjete të ndaluara nga d...
Bora përfshin Shqipërinë, Rama: Ekipet në terren për të gara...