Gjendet i vdekur në shtëpi një tjetër biznesmen rus

00:50 | 10 Maj 2022

Aleksandr Subbotin, një ish-ekzekutiv energjetik ka vdekur ditën sotme, sërish në rrethana të miatershme.

Kanali rus i lajmeve Mash raportoi se Subbotin u gjeti vdekur në banesën e tij pasi ishte shtrirë për tu çlodhur, ndërsa më herët kishte marrë trajtim nga një shaman.

Rasti i tij i shtohet vdekjeve të mistershme të biznesmenëve rusë, të lidhur ose me një të shkuar që i afronte me qeverinë e Vladimir Putinit.

Sergey Protosenya, një ish-ekzekutiv në kompaninë e gazit natyror Novotek me një pasuri shumë milionëshe, u gjet i varur në një vilë spanjolle, ku gruaja dhe vajza e tij u gjetën të vdekur me plagë me thikë. Policia spanjolle po punon mbi një teori që Protosenya vrau gruan dhe vajzën e tij përpara se të vriste veten, sipas raporteve të mediave.

Një tjetër manjat rus i naftës dhe gazit u gjet i vdekur në shtëpinë e tij 18 milionë paund (24 milionë dollarë) në Britani të Madhe, pasi u godit rëndë nga pushtimi i Ukrainës në shkurt.

Mikhail Watford, 66 vjeç, baba i tre fëmijëve, e bëri pasurinë e tij nëpërmjet naftës dhe gazit nga ish-republika sovjetike, përpara se të krijonte një kompani pronash në Britani. Ai besohet se ka lindur në Ukrainë dhe kishte një pasaportë ruse.

Leonid Schulman, 60 vjeç, një menaxher i lartë në Gazprom, thuhet se vrau veten në janar në shtëpinë e tij në rrethin e Leningradit të Rusisë. Muajin pasues, një ish-menaxher në gjigantin e energjisë, Alexander Tyulyakov, u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Shën Petersburg, raportoi gazeta shtetërore gjermane Deutsche Welle.

Të shumtë janë zërat që thonë se vdekjet e tyre vinë pasi Putin ka nisur një fushatë eliminimi të nxitur nga frika e shtuar dhe paranojat për një grusht shteti ndaj tij.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara