Ekipet e shpëtimit e kanë gjetur të gjallë një foshnje 11 muajshe, nën rrënojat e një ndërtese në qytetin rus Magnitogorsk.
Foshnja është gjetur 35 orë pas një shpërthimi, që dyshohet se ka ndodhur nga gazi, i cili ka shembur një pjesë të një ndërtese 10 katshe.
Foshnja u gjet sot, pasi u kishte mbijetuar temperaturave shumë të ftohta.
Siç raportojnë mediat, foshnja u gjet i shtrirë në krevatin e tij, i mbështjellë me batanije, të cilat besohet se ia kanë shpëtuar jetën.
Nga shpërthimi tetë persona kanë humbur jetën, ndërsa ende nuk dihet për fatin e dhjetëra personave tjerë.
Robotët po shkojnë drejt luftës, ata po testohen në Ukrainë
Shefi i Pinterest bën thirrje për ndalimin e rrjeteve social...
Pse dhemb shpina gjatë gripit apo ftohjes? Arsyeja do t’ju b...
Humb jetën një grua në Gjakovë, bie nga ura e Moglicës
Vdes ish-shefi i FBI-së, Robert Mueller
Nis rritja e çmimeve në linjat ndërurbane