Roja bregdetare tuniziane gjeti nëntë trupa në det në brigjet e Mahdia të hënën, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve TAP. Nëntë trupa në gjendje dekompozimi u gjetën në zonën e bregdetit Tsemba dhe dy të tjerë në bregdetin e Salakta, sipas të njejtit burim.
Ndërsa numri i emigrantëve që përpiqen të arrijnë në Europë përmes detit është rritur sërish këtë vit, fundosjet e anijeve me shumë viktima janë shumëfishuar në Mesdhe që nga fillimi i vitit. Viktimat që janë zbuluar vetëm në ujërat e Tunizisë kanë kaluar tashmë 200.
Në vitin 2023, sipas shifrave të Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (IOM), pothuajse 2,500 njerëz vdiqën ose u raportuan të zhdukur duke u përpjekur të kalonin Mesdheun dhe të arrinin në Evropë me shpresën për të gjetur një jetë më të mirë.
Kjo ishte një shifër e rritur me 75% krahasuar me vitin 2022./abcnews.al
Ky është 39-vjeçari që vdiq dje në Llaushë të Skenderajt, so...
Mustafa thirrje partive: Merruni vesh për presidentin, shma...
Digjet kamioni në autostradën “Ibrahim Rugova”
Shoferi i dehur përplas me veturë dyvjeçarin në Ksamil, dërg...
Max Dowman i Arsenalit thyen rekordin e madh në Ligën e Kamp...
Shpërthen tritoli në një banesë në Sarandë