Trupat e 44 civilëve janë gjetur në rrënojat e një ndërtese pesëkatëshe në Izyum që u shkatërrua nga forcat ruse në mars, sipas një zyrtari ukrainas, shkruan BBC.
“Trupat e 44 civilëve u gjetën në Izyum në rrënojat e një ndërtese pesëkatëshe, e cila u shkatërrua nga pushtuesit në javën e parë të marsit,” tha Oleg Sinegubov, kreu i administratës ushtarake rajonale të Kharkiv.
“Ky është një tjetër krim i tmerrshëm lufte i ushtrisë ruse kundër popullatës civile”, tha ai në një mesazh në Telegram./abcnews.al/
Parashikimi i motit për të enjten
SHBA-të do të ndërtojnë një reaktor bërthamor në Hënë
Nesër pritet të mbahet takimi mes Bislimit e Petkoviqit në B...
Arsenali dhe Chelsea në luftë për yllin e Real Madridit R...
Edi Rama i çon projektligj Kuvendit të Shqipërisë për Bordin...
Moti i lig në Greqi merr jetën e dy njerëzve