Gjashtë persona, përfshirë dy vietnamezë amerikanë, janë gjetur të vdekur brenda një dhome hoteli luksoz në Bangkok qendror, ndërsa policinë tajlandeze po shqyrton mundësinë që ata të ishin helmuar.
Trupat u zbuluan nga personeli në një dhomë të katit të pestë në hotelin Grand Hyatt, pasi të ftuarit humbën kohën e daljes për më shumë se 24 orë, sipas Thiti Saengsawang, komisioner i Policisë Metropolitane të Bangkokut, shkruan CNN transmeton Arbresh.info.
Policia tha se ngjarja nuk duket të jetë një grabitje dhe asnjë prej trupave nuk kishte shenja të dhunës fizike. Policia gjithashtu beson se “ata nuk e kanë dëmtuar veten”.
Por Thiti tha se gota me gjurmë të një pluhuri të bardhë ndodheshin në dhomë, së bashku me ushqime të paprekura që ishin porositur më herët. Nuk përjashtohet edhe helmimi, tha Thiti.
Autoritetet aktualisht janë në kërkim të personit të shtatë që ishte pjesë e prenotimit të hotelit dhe tani është një i dyshuar i mundshëm.
Katër të vdekurit e tjerë janë shtetas vietnamezë.
Abdixhiku me ironi: Mirë keni punu, por nafta 2 euro
“Shumica e milionerëve janë bërë në kohën e LDK-së”, Vitia i...
Kusari-Lila thotë se me uljen e TVSH-së nuk përfitojnë qytet...
Papa Leo fton Izraelin dhe Iranin për rifillimin e dialogut
Tahiri: Ulja e TVSH-së nuk do të ndikonte në buxhetin e Koso...
Murati i përgjigjet Hamzës: Rritja ekonomike më 2025 erdhi n...